AKU KONTROLLE EDHE NE FAST FOOD-e, NJE SUBJEKT NE SHENGJIN…

Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nuk kanë kursyer as Fast Food-et. AKU ka konstatuar së fundmi një subjekt ‘Fast Food’ në Shëngjin që kryente aktivitetin në shkelje të kushteve higjieno-sanitare. Po ashtu, sipas AKU-së produktet ushqimore ishin me mungesë të fletë-analizës, certifikatave dhe etiketave.

Trupa inspektuese e DRAKU Lezhë vendosi masat administrative me gjobë 350 mijë lekë për kushtet higjieno-sanitare, 100 mijë lekë për mungesë të gjurmueshmërisë, 50 mijë lekë për mungesë etiketimi si dhe bllokim të menjëhershëm të ushqimit të aktivitetit deri në plotësimin e kushteve ligjore në fuqi. Ndërkohë, AKU fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve me qëllim parandalimin e çdo tentative abuzimi.

Lexoni dhe kete

VELEÇIKU ‘PRODHON’ DEBATE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK M.MADHE

Miratimi i disa ndryshimeve në statusin e qëndres së klubit sportiv shumësportësh të Veleçikut të …