Saturday , 14 December 2019

AKU, KONTROLLE NË ZONËN E VELIPOJËS

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se vijon kontrollet rigoroze në të gjithë vendin në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe çdo tentative për të shkelur ligjin. Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Tiranë dhe Shkodër/Velipojë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.
Më konkretisht: nga kontrollet e ushtruara në Velipojë në disa subjekte janë konstatuar probleme në sistemin e gjurmueshmërisë, mungonte analiza e ujit si dhe nuk dispononin librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën administrative “Gjobë” 570.000 lekë. Kontrollet u ushtruan në furra buke, byrektore dhe fastfoode. AKU njofton se do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët.
Ndërkohë, kontrollet vijojnë edhe në bizneset e qytetit të Shkodrës por edhe zonat e tjera turistike të Qarkut Shkodër.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

2 pika kanë qenë në rend dite në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër. …