AKU LEZHE BLLOKON 1.225 Kg MISH DERRI

Autoriteti Kombetar i Ushqimit në Lezhë ka bllokuar 1225 kg mish derri në 5 subjekte në Milot, pasi ushtronin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar, pa kushte higjeno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe certifikata veterinare. Mishi u sekuestrua gjatë dites së diele në tregun e gjasë së gjallë të Milotit, subjektet ku u konstatuan probleme janë mbyllur nga autoriteti kombetar i Ushqimit, ndërsa ndaj tyre u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin prej tyre.

Pas veprimeve nga ana e AKU-së, Lezhë për të njëjtat subjekte u vu në veprim edhe Hetimi Tatimor si komponent i Task Forcës, i cili procedoi me bllokimin dhe mbylljen totale me shirit të këtyre subjekteve për mungesë regjistrimi, pra ishin subjekte të pa regjistruara në QKB. Mishi i bllokuar u asgjesua në landfillin e Shkodres. AKU njofton se në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron të gjithë konsumatorëve, sidomos gjatë sezonit të temperaturave të larta, por edhe ne çdo periudhë tjetër të vitit që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë produkte të pa sigurt, të pa licencuara, pa NIPT dhe pa kupton tatimor” – shkruhet në njoftimin e AKU.

Lexoni dhe kete

BLLOKOHEN 11.6 TON BIRRE NE HAN TE HOTIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 11.615 tonë birrë për shkak se afati …