Thursday , 16 August 2018
Breaking News

AKU MBYLL NJE BAXHO NE SHKODER

Një baxho në zonën e Shkodrës është mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi djathi tregtohej pas asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Me anë të një njoftimi, AKU bën me dije se inspektorët e saj kanë kapur në flagrancë shtetasin Durim Gallubja, duke kryer veprimtarinë kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara. Për sa më sipër u mor edhe masa administrative gjobë 350.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit “djathë i bardhë” prej 120 kg, si dhe u morën mostra për analiza.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Lexoni dhe kete

RRITET NUMRI I BIZNESEVE TE REJA NE BREGDET

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me …