AKU MBYLL TREGUN E PESHKUT NE RUS

Autoriteti kombëtar i Ushqimit në Shkoder zbriti ne aksion blic ne tregun e Rusit, ku kete radhe fokus i kontrolleve ishte tregtimi i peshkut. Prej kohesh ishte deklaruar se menyra si ushtrohet aktiviteti ne kete zone eshte jashte çdo standarti dhe inspektoret kane gjetur pikerisht festen e “Shen Kollit” per te zbarkuar ne kete zone, ku bene mbylljen e aktivitetit per subjektet ne fjale dhe sekuestruan peshkun qe ato dispononin. Keto masa drastike erdhen si per kushtet higjeno – sanitare, ashtu edhe per mungese dokumentacioni sa i perket tregtimit. Por nderhyrja e AKU nuk kaloj pa incidente, per ç’ka edhe u kerkua nderhyrja e policise se shtetit.

Tregtaret nisën të konfrontohen me inspektorët dhe policia u detyrua të veprojë. Pritet që një aksion i tillë të shtrihet edhe ne ditët në vijim në zona të tjera të qarkut Shkoder, ku AKU deklaron se ka evidentuar kushtet aspak të përshtatshme të tregtimit të produkteve të peshkut, mishit si dhe bylmetit, ç’ka ne keto dite festash përben nje rrezik serioz per jeten e konsumatoreve.

Megjithate ne qarkun Shkoder ajo qe vijon te mbetet shqetesim eshte mungesa e nje tregu te mirefillte qe keto tregtare te mund te ushtrojne aktivitetin e tyre. Bashkia Shkoder prej 2 vitesh vetem i eshte perkushtuar fjaleve, e aksioneve sporadike me policine bashkiake, por pa dhene nje zgjidhje per keto tregtare, qe permes kesaj forme tregtimi mbajne familjet e tyre.

Lexoni dhe kete

RRUGA E THETHIT, SHUMË PREMTIME POR ASNJË NDËRHYRJE

Rruga e Thethit vijon të jetë problem për banorët e zonës. Një problem me të …