AKU, NDESHKOHEN QINDRA BIZNESE

Qindra subjekte në sektorin e ushqimit janë penalizuar për shkak të mos plotësimit të standardeve sa i përket sigurisë ushqimore në kulmin e sezonit turistik. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndjek një plan veprim/inspektimi gjatë këtij sezoni ku në fokus të kontrollit të tij ka inspektimin e të gjithë Operatorëve të Bizneseve Ushqimore të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, si bar-restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore.

Ndërsa kontrollet do të vijojnë deri më 31 Gusht, deri më tani janë kryer mbi 1 mijë inspektime në të gjithë vendin, ku janë konstatuar problematika të ndryshme dhe janë marrë masat përkatëse. Kështu, për mangësitë e konstatuara ndaj subjekteve që plotësonin kushtet dhe kërkesat e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore janë dhënë 551 paralajmërime për mungesë e librezave shëndetësore, mungesë e dokumentacionit shoqërues, mungesë e analizës së ujit, mangësi të kushteve higjieno sanitare si dhe sistemim i ambienteve.

Po ashtu janë vendosur 22 gjoba me vlerë 3.5 milionë lekë, për shkeljet si: “Mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi të etiketimit të produkteve ushqimore, pengim të kryerjes së inspektimit, moskorrigjim të mangësive”. Gjithashtu janë bllokuar sasi të konsiderueshme produktesh për shkak të mangësive në etiketim si dhe janë asgjësuar produkte të konsideruara si ushqime të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa edhe me ndërprerje të aktivitetit në rastet kur është cenuar rëndë siguria ushqimore, ndërsa kontrollet vijojnë me intensitet.

Lexoni dhe kete

TURIZMI MALOR NE MALESI TE MADHE, JA ÇFARE MUNGON

Turizmi malor ka qenë në fokus të emisionit “Mirëmëngjes” të kësaj të hënë në Tv …