Wednesday , 25 April 2018

AKUZA E FORTE, AMBASADORI LU: 4 KLANE KRYESORE KONTROLLOJNE SHQIPERINE

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka bërë sot një deklaratë të fortë. Duke folur në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës ambasadori Lu ka hedhur akuza të forta.  “Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacionet kriminale,  ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për madhrat kontrabandë. fillimisht duhan, bizhuteri, makina të vjedhura e telefona celular.”

“Më në fund shqiptarët duhet të jenë krenar për përparimin dmth kundër kultivimit të kanabisit. Por sfida më e madhe është ende përpara Shqipërisë, lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen e të ndiqen penalisht e të futen në burg, kanabisi do të kthehet. Katër klanë kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Janë disa emra të famshëm kriminelesh shqiptar si trafikanti i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik nga qelia e paraburgimit, apo Lul Berisha, kreu i bandës së Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarë të burgut, kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit po në mënyrë të mistershme është i lirë. Së fundmi Klement Balili, trafikant droge i kërkuar nga Greqia dhe DEA e SHBA po që ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe minsitrisë së Drejtësisë. Ka dhe shumë shullazë, lul berisha dhe klement balilë të tjerë në Shqipëri”, tha ambasadori Lu.

 

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Raportohet se Rama bashkë …