Saturday , 31 October 2020

AKUZAT E PD, REAGON BASHKIA LEZHE

Të gjitha familjet në Bashkinë e Lezhës, banesat e të cileve janë bërë të pabanueshme nga tërmeti i 26 nentorit, trajtohen me bonus strehimi, ndërsa ju është dhënë edhe mbështetje me ndihma për të tejkaluar situaten.

Bashkia e Lezhës nëpërmjet nënkryetarit të saj Ermal Pacaj thotë se denoncimet e opozites janë keqperdorim i familjeve që janë perballur me këtë fatkeqsi natyrore dhe se gradualisht po shkohet drejt finalizimit të projektit madhor, rindertimit të banesave.

Pacaj sqaron se tashmë është alokuar fondi për prishjen e këtyre objekteve, proçes që do të mbyllet brenda tetorit dhe se janë bërë gati projektet për ndërtimin e objekteve të reja si për banim ashtu edhe ato social – kulturore.

Reagimi i Bashkisë Lezhë erdhi pas denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike për braktisje të familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të.

Lexoni dhe kete

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por …