Wednesday , 12 August 2020

AKUZAT E PD-se, REAGOJNE SOCIALISTET E LEZHES

Prezantimi para adminsitrates i prefektit te ri te Lezhes Eduart Ndreca nuk ka kaluar pa marre vemendjen e demokrateve. Shkak eshte bere prezenca ne zyren e prefektit te ish deputetit socialist te Lezhes Arben Ndoka. Kjo u komentua menjehere nga selia blu nepermjet sekretarit te pergjithshem te saj Arben Ristani i cili akuzoi kryeministrin Rama se vazhdon te promovoje te inkriminuarit. Pas kesaj deklarate te partise demokratike ka ardhur edhe reagimi nga socialistet e Lezhes. Ne rrjetin social Facebook ata kane komentuar se vijojne te mbeshtesin deputetin Ndoka, ndersa e kane cilesuar deklaraten e demokrateve si aspak koherente. Ja cfare shkruhet ne faqen zyrtare te partise socialiste e rrethit Lezhe.
“Partia Demokratike nuk e di as ku ka koken, se te tjerat jo e jo.
Eduard Ndreca, Prefekt i Qarkut Lezhe, eshte prezantuar sot me dt.15.02.2016 ne ora 12:00 nga drejtori i koordinimit me Prefekturat z.Bekim Murati, ne prani edhe te kryetarit te bashkise z.Fran Frrokaj, kryetarit te qarkut z.Gjoke Ndoka dhe drejtuesve lokale te qarkut Lezhe.
Pamja e publikuar eshte e dites se enjte ne dt.11.02.2016 e bere gjate nje pershendetje ne ambientet e institucionit te prefektures.Arben Ndoka eshte pjese e pandare e Partise Socialiste dhe i respektuar maksimalisht ne gjitha strukturat e kesaj partie ne Lezhe dhe i tille do mbetet edhe sikur Arben Ristani te shterroje gjithe vozgat e rakise ne Shqiperi.”
Ky ka qene reagimi i socialisteve te Lezhes ne kunderpergjigje te akuzave qe kane ardhur ne adrese te tyre nga selia blu.

Lexoni dhe kete

BASHA: TURIZMI, DEGA MË E GODITUR NGA PANDEMIA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon pamje të plazheve të boshatisur, pasi sipas tij, …