ALBAN XHAFERI I GATSHËM TË MARRË VLLAZNINË E FUTBOLLIT

Pas shumë momentesh të vështira, duket se edhe për Vllazninë e futbollit po vijnë lajme të mira. Presidenti i basketbollit Alban Xhaferi prej ditësh lakohet si një kandidaturë e mundshme për të marrë edhe drejtimin e klubit të futbollit. Televizioni Rozafa e ka kontaktuar zotin Xhaferi dhe jashtë kamerave, ai ka bërë të ditur se dëshira ekziston megjithatë çdo gjë tashmë varet nga dashamirësia e Bashkisë Shkodër për arritjen e një marrëveshje të mundshme. Vetë ai ende nuk ka asgjë të qartë se çfarë mund të ndodhë dhe si mund të bëhet ky bashkëpunim, por e rëndësishme është që ai ka shprehur dëshirën.

E gjitha kjo ka ardhur pikësëpari nga kërkesa e shumë tifozëve të Vllaznisë të cilët i kanë kërkuar të investojë tek futbolli. Kuptohet që një kërkesë e tillë ka zgjuar interesin për ta marrë seriozisht një investim të tillë, megjithatë çdo gjë është në hapat e parë. Koha për këtë gjë duket e favorshme sepse kampionati aktual po shkon drejt fundit dhe në rast akordi me Bashkinë Shkodër, mund të nisë puna dhe përgatitjet për sezonin e ri. Alban Xhaferi në një vit e gjysëm që drejton basketbollin ka dhënë shembullin më të mirë se mund ta bëjë si duhet detyrën e presidentit duke e marrë ekipin nga fundi i renditjes dhe duke e shndërruar atë në pretendent për fitimin e trofeve.

Dëshira e tifozëve është që kjo gjë të ndodhë edhe me futbollin, gjithnjë nëse mes Bashkisë Shkodër dhe këtij biznesmeni ka një akord . Në ditët në vijim me shumë mundësi mund të ketë më shumë informacion në lidhje me këtë çështje, por ajo që ka rëndësi në këtë periudhë është se më në fund ka edhe lajme të mira për futbollin.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I FUTBOLLIT TË FEMRAVE RINIS ME 6 QERSHOR

Pas një shkëputje dy mujore, ekipi i Vllaznisë në futboll për femra që prej javës …