Thursday , 24 September 2020

“ALBANIA, ATLETA CHRISTI”

“Albania, Atleta Christi” ishte pagëzuar ekspozita tematiko – fotografike e çelur në mjediset e muzeut dioqezan Shkoder – Pult. Një ekspozitë që vinte në kuadër të 550 vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Skenderbeut. Kjo ekspozitë u parapri me një mini-konferencë në të cilën referuan klerikë, studiues dhe kurator të saj. Në fjalën e tij, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult imzot Angelo Massafra vuri theksin tek rëndësia që ka përkujtimi i kësaj figure të madhe për kombin, pikërisht në këto momente të vështira kur shoqëria sfidohet dukja e jashtme.

Fillimisht e hapur në vitin 2012 në Rimini të Italisë nga “Bashkim dhe Lirim”, kjo ekspozitë u përkthye në gjuhën shqipe dhe u soll si një dëshmi e pastër e figurës së Gjergj Kastriotit në këtë përvjetor të vdekjes.

Lexoni dhe kete

ÇUN LAJÇI NË SHKODËR PËR TË SHITUR LIBRAT E TIJ

Nga Shkodra, aktori i mirënjohur Çun Lajçi kishte vendosur të promovonte librat e tij, por …