Thursday , 15 April 2021

ALBIN KURTI NUK MUND TË GAROJË PËR DEPUTET

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, kanë bërë të ditur burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa në shtator të po atij viti Apeli ia vërtetoi dënimin e njëjtë.

Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Përveç Kurtit, KQZ nuk ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit. Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë.

Kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë kishte gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.

Lexoni dhe kete

ARRIHET KOALICIONI ANTI-GJUKANOVIQ

Në Mal të Zi tashmë është arritur marreveshja për krijimin e koalicionin anti-Gjukanoviq. Nga takim …