AMBASADORI AMERIKAN MESON “ENDJEN”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, u pa sot në shoqërinë e një pjesë të personelit diplomatik të kësaj ambasade në një fshat pranë Lezhës, duke iu kushtuar mësimit të traditave lokale sikurse është përpunimi i leshit.

Në komentin e ambasadës amerikane, lidhur me fotografitë e publikuara nga ky event, nën kategorinë “Fotot e Ditës”, bëhet e ditur se “Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme”.

Disa ditë më parë ambasadori Lu lëshoi parlajmërimin se në muajt e parë të vitit të ardhshëm, priten që të ndëshkohen “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe drejtësisë, të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Tani përfaqësuesi i Donald Trump-it në kryeqytetin shqiptar u pa duke thurur pëlhurë në Lezhë, ndërkohë që pak para dhe pak pas deklaratave të tij për peshqit e mëdhenj u shkaktua një “tërmet” politik, sikurse ishte nisja e hetimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirjen e tij të mundshme në trafik lëndësh narkotike dhe arrestimi i gjyqtarit të apelit Shkëlqim Miri, për korrupsion aktiv.

Por çfarë po “thur” Lu kësaj here që do të ketë sërish pasoja në politikën shqiptare?

Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Lexoni dhe kete

TAKIM NE KESHILLIN E QARKUT SHKODER

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli priti në zyrën e saj Kryetarin e …