Wednesday , 1 April 2020

AMBASADORI AUSTRIAK FLET PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE

Austria është mbështetësë e vazhdueshme e Shqipërisë dhe kjo është krejtësisht normale duke parë edhe historinë e marrdhënieve tona, e sidomos në rolin e saj gjatë periudhës së Austro-Hungarisë e deri në ditët e sotme. Prandaj ne shpresojmë që Shqipëria të marrë sa më shpejt vendimin pozitiv për hapjen e negociatave për në BE-, u shpreh kështu nga Shkodra ambasadori i Austrisë në vendin tonë Christian Steiner.

Ai tha se sa i përket samitit të Zagrebit që do mbahet në maj të këtij viti dhe marrjes së një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave shpresojmë për më të mirën.

“Shpresojmë për më të mirën, dhe vendimi për hapjen e negociatave të ndodh shumë shpejt. Një aspekt shumë i rëndësishëm është mbështetja që jep Austria në procesin e integrimeve europiane të Shqipërisë dhe shpresojmë që të kemi nisjen e hapjes së negociatave për anëtarësim sa më shpejt. Për ne është shumë i rëndësishëm është edhe aspekti i sigurisë dhe bashkëpunimit të Europë, ku këtë vit Shqipëria ka marrë edhe kryesimin e OSBE-së që është një hap shumë i rëndësishëm dhe po bën një punë të mirë”.

Ambasadori Steiner u shpreh se Austria është një vend mik dhe prezenca jonë është që në vitin 1990 në gjithë Shqipërinë e sidomos në Shkodër ku përvec këmbimeve kulturore dhe marrdhënieve ekonomike, një rëndësi të vecantë i kushtojmë edhe arsimit ku një nga 8 shkollat austriake në botë një është hapur në Shkodër.

Lexoni dhe kete

ILIR META E QUAN EDI RAMËN ISH-KRYEMINISTËR

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që …