Tuesday , 22 October 2019

AMBASADORI AUSTRIAK I KTHEN PËRGJIGJE VOLTANA ADEMIT

Ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler i ka kthyer përgjigje letrës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit për ngritjen e një komisioni administrativ ndërkombëtar për të qeverisur bashkitë shqiptare. Në një postim në Tëitter, Sattler tha se Shqipëria duhet ti zgjidhë vetë problemet politike pasi është një vend që aspiron të hapë negociatat për në BE.

“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë.” – shkruan Sattler.

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bëri të qartë një ditë më parë se detyrën si kryebashkiake e Shkodrës mund t’ia dorëzojë vetëm ndërkombëtarëve dhe jo socialistit të zgjedhur në votimet e 30 qershorit. Në një letër drejtuar ambasadave në vendin tonë, ajo kërkoi ngritjen e një komisioni administrativ ndërkombëtar për të qeverisur bashkitë shqiptare, sipas saj deri sa të shkohet në zgjedhje të vërteta. Ademi u shpreh se nuk mund t’ia lërë qytetin në dorë një njeriu të zgjedhur nga vetëm 8 % e votave, në atë që e cilëson diktaturë e pakicës së pakicës.

Opozita nuk mori pjesë në votimet e 30 qershorit, ndërsa deklaroi se zbaton dekretin e presidentit që anuloi procesin për zgjedhjet vendore. Në këto kushte, PS fitoi e vetme 61 bashki, ndërsa SHBA e BE ngulmuan në realizimin e votimeve në këtë date.

Lexoni dhe kete

RAPORTET FINANCIARE NGA PARTITË POLITIKE

Në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e raporteve financiare nga ana e partive politike, …