AMBASADORI BRITANIK: NUK MJAFTOJNE NDRYSHIMET KUSHTETUESE, DUHET ZBATIMI I VETTINGUT

Ndryshimi i kushtetutes nuk eshte i mjaftueshem, aprovimi i ligjeve te reja duhet te shoqerohet edhe me zbatimin ne praktike te Vettingut-Mesazhi vjen nga Mbreteria e bashkuar ku Ambasadori Duncan Norman nga Shkodra tha se Vettingu duhet te nise sa me pare me rivlersimin  e gjyqtareve.

“Reforma ne drejtesi eshte e rendesishme per Shqiperine,kemi qene te kenaqur qe kemi pare legjislacionin i cili eshte aprovuar.Por ndryshimi i kushtetutes, apo aprovimi i ligjeve nuk eshte i mjaftueshem ne vetvete.Ajo qe duam te shohim eshte qe keto ndryshime ne sektorin gjyqesor qe konsistojne ne rivleresimin e gjyqesorit, pra vettingu te zbatohet ne menyren e duhur”.

Zbatimi i reformes ne gjyqesor do te jape nje impakt te drejtperdrejt edhe ne investime.

“Ka dy gjera te cilat kompanite e ndryshme qe duan te investojne ne shqiperi e thone gjithmone, e para eshte qendrueshmeria politike ne vend, dicka te cilen e kemi verejtur gjate muajve te shkuar. Dhe e dyta eshte nje sistem gjyqesori i cili jep drejtesi ne menyre te barabarte.Dhe kjo eshte ajo qe ne shpresojme te shohim ne muajit ne vazhdim”.

Ambasadori britanik vuri theksin tek lidhjet e forta te Britanise me Shqiperine, ndersa tha se negative ne kete proces mbetet lidhja qe kane dy vendet nepermjet krimit te organizuar, ku nje pjese e madhe e kokaines administrohet nga individe me prejardhje shqiptare.Per kete te dy vendet po bashkepunojne ne eleminimin e tyre.

“Marredhenjet e Mbreterise se bashkuar me shqiperine jane te mira. Fatkeqesisht kemi edhe elemente negative ne kete mes.Per shembull jane lidhjet ndermjet dy vendeve tona permes krimit te organizuar.Per fat te keq eshte e vertete qe grupet e krimit te organizuar vecanarisht me prejardhje shqiptare jane te perfshire ne tregtimin e kokaines.Per kete ne po punojme ngushte me agjensite ligjzbatuese ne Tirane”.

Norman garantoi se Mbreteria e bashkuar do te vijoje te mbeshtese pa kushte Shqiperine ne arritjen e objektivave dhe forcimin e shtetit.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …