Monday , 18 November 2019

AMBASADORI GJERMAN FLET PER NEGOCIATAT

Pavarësisht kushteve të vendosura, Gjermania e shikon pozitivisht ecurinë e Shqipërisë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Nga Lezha ku inspektoi nga afer investimet gjermane në këtë rajon Peter Zingraf vuri një afat 6 mujor që vendi ynë mund të plotësojë kushtet tona.

“Në fakt unë mendoj pozitivisht lidhur me këtë. Pasi nuk ka një moment fiks për konferencën e parë të anëtarësimit, mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të Integrimit. brenda këtij afati mund të arrihet në gjera të rëndësishme të themi zënia e pozicioneve në gjykatave është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të eci mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej.”

Sa i përket krizes politike në Shqëipëri diplomati nënvizon se roli i ndërkombëtareve do të përqëndohet në ndihmen teknike.

“Unë mendoj që kjo është detyrë e institucioneve shqiptare dhe e partive politike shqiptare sepse konsideroj në pikëpamjen time nuk mund të kemi rolin e mbikëqyrësit ndërkombëtar në këtë proces. sigurisht mund të bëjmë thirrje për kontribut sa më konstruktive sikurse të japim mbështetjen tonë teknike sa i përket formësimit të reformës zgjedhore. Madje kemi paraqitur dhe propozimet tona të formuluar nga ekspertët tanë në formën e projektligjeve, por përsa i përket mbikëqyrjes dhe monitorimit ndërkombëtar nuk e shikojmë si një detyrë tonën”.

Në 18 tetor vendet e bashkimit evropian do të marrin vendimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, Bundestagu ka dhënë voten pro por duke vendosur 9 kushte dy nga të cilat do të vlersohen në janar të vitit që vjen.

Lexoni dhe kete

PS SHKODER VOTON DELEGATET NE KONGRES

Në Partinë Socialiste zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongresit të 2020-ës. Në Shkodër mësohet janë …