Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

AMBASADORI GJERMAN VIZITON SHKODREN

Ambasadori Gjerman në vendin tonë Peter Zingraf zhvilloi një vizitë në impiantin e përpunimit të ujërave të zeza të Shirokës. I shoqëruar nga stafi I amabsadës si dhe nga drejtues të KFW-së, ambasadori Zingraf u shpreh se ky impjant edhe pas 5 vitesh vazhdon të funksionoi dhe të ofroj shërbimin e mbrojtjes nga ndotja të kësaj zone.

Ndërsa në lidhje me investimin e një impianti për gjithë qytetin e Shkodrës në përpunimin e ujërave të zeza ambasadori u shpreh se KFW është këtu me projekte.

Nga ana tjetër drejtori I Ndërmarrjes Ujësjellës Kanazime Shkodër, I pranishëm në viziten ambasadorit u shpreh se shumë shpejt nis puna për implementimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Shkodren sic është impianti I përpunimit të ujërave të zeza.

Ambasadori Gjerman po zhvillon vizita në gjithë Shqipërinë në kuadër edhe të njohjeve me vendin por edhe me investimet gjermane të kryera, në kuadër të marrjes së detyres si pëfaqësues I shtetit gjerman në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

2020-ta VIT I VESHTIRE PER BASHKINE LEZHE

2020 ka qenë një vit i vështira për Bashkinë e Lezhës, pasi termeti dhe pandemia …