AMBASADORI HUNGAREZ, HEIZER: SHPRESOJME QE VETINGU TE ZBATOHET SA ME SHPEJT

Ndonese reformat nuk jane ne ritmin e duhur, qe Hungaria dhe vendet e tjera do te donin, ne jemi serish optimiste se Vettingu do te zbatohet, pasi kjo eshte ne interes te Shqiperise, deklarata erdhi nga Ambasadori i Hungarise ne vendin tone,Antal Heizer. “Vetingu eshte ne interesin tuaj, ne interesin e Shqiperise. Shqiperia nuk mund te beje hapa para per tu bere pjese e Bashkimit Europian pa perfunduar Vetingun. Shpresoj qe parlamenti i ri do ta shpejtoje ate. Keshtu qe mendoj se gjerat jane ne rrugen e duhur, ndoshta jo aq shpejt sa ne do te deshironim, por jane ne drejtimin e duhur.”

Deklaratat e Ambasadorit erdhen gjate nje donacioni qe Ambasada Hungareze beri per shtepine e femijes 6-18 vjec. “Jemi ketu qe te bejem nje dhurim te vogel te rreth 1 mije pjatave te pathyeshme, te cilet shpresojme qe duke filluar nga shtatori femijet te keni mundesi t’i perdorin ato. Une kam qene ketu per here te pare me mision ne vitin 90 dhe qe atehere kane ndryshuar shume gjera, prandaj jam shume i lumtur qe edhe shtete te tjera kane dhuruar per kete institucion.”

Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh optimiste per bashkepunimin me ambasaden Hungareze. Keto bashkepunime bashkia Shkoder synon qe ti zgjeroje edhe per kopshtet e qytetit.

Lexoni dhe kete

PARTIA SOCIALISTE FESTON 27-VJETORIN E THEMELIMIT

12 Qershori shënon një datë të veçantë për Partinë Socialiste në vendin tonë. Është data …