AMBASADORI HUNGAREZ HEIZER:BASHKPUNIMI EKONOMIK I DOBET

Kur jam rikthyer ne vitin 2014 kam verejtur se marrdheniet politike jane permiresuar por ato te biznesit jo. Ndaj kam zgjedhur kete takim me bizneset e qarkut Shkoder per te sqaruar dhe ftuar ne nje bashkpunim hungarezo-shqiptare. Ne kete menyre eshte shprehur Ambasadori Hungarez ne vendin tone Antal Heizer I cili evidentoj mungesen e informacionit ndaj bizneseve ne Shkoder.

Kryetari i dhomes se tregtise Shkoder Shkelqim Kopliku tha se kriza ekonomike dhe kalimi nga sistemi komunist kane lene vendin ne prapambejte persa I perket biznesit megjithate Shkodra renditet ne 4 qytetet me influence ekonomike ne Shiperi.

Takimi I ambasadorit hungarez ne vendin tone me bizneset erdhi ne kuader te hapjes se bashkpunimit dhe krijimit te lehtesirave ne depertimin mes dy vendeve ne fushen ekonomike.Te dy palet u shprehen te gatshem per shkembimin e informacionit ne kete drejtim

Lexoni dhe kete

“PANAIRI I ARTIZANATIT 2020” NË SHKODËR

E kthyer në traditë tashmë, në Shkodër këtë të mërkurë është organizuar “Panairi i Artizanatit …