Monday , 23 September 2019

AMBASADORI I ITALISE I KTHEN PERGJIGJE VOLTANA ADEMIT

Ambasada e Italisë i ka kthyer përgjigje letresë së kryebashkiakes Voltana Ademi, drejtuar para pak ditësh ambasadorëve në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “facebook”, Ademi shkruan:

“Falenderoj përzemërsisht ambasadorin e republikës së Italisë në vendin tone sht z. Alberto Cutillo për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore. Në ambasadën e republikës së Italisë me z. ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike.
Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti. #FaleminderitambasadorCutillo”

Lexoni dhe kete

KREU I PD LULZIM BASHA, TAKIME NË SHKODËR

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se të gjithë kryetaret e bashkive të …