AMBASADORJA GJERMANE: PROKURORIA DHE POLICIA DUHET TE PERMIRESOJNE PUNEN E TYRE

Shqipëria ka shënuar përmirësime, por duhet të bëjë më shumë përsa i përket luftës së krimit të organizuar. Deklarata erdhi nga qyteti i Shkodrës nga ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schutz. Ajo shtoi më tej se prokuroria dhe policia duhet të përmirësojnë punën e tyre përsa i përket hetimeve të mëtejshme të rasteve të konstatuara.

Sipas ambasadores, Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, ndërkohë që komentoi edhe proçesin e Vetingutt.

Deklaratat e ambasadores gjermane Schutz erdhën gjatë një takimi në Shkodër në kuadër të 30-vjetorit të bashkëpunimit gjermano – shqiptar.

Lexoni dhe kete

ADEMI: KRIM ELEKTORAL ME 30 QERSHOR

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka depozituar në prokurori padin ndaj shkeljeve të kryera …