Me peizazh fantastik dhe ujë të pastër 3 kilometra vijë bregdetare në Vain të Lezhës po shrytëzohen shumë pak. Mungesa e rrugës po mban larg pushuesit me këtë zonë turistike e cila të ofron mundësi për të eksploruar natyren dhe për të shijuar pastertinë e ujit dhe rërës.
Rruga është amortizuar plotësisht, duke u bërë veshtiresisht e kalueshme. Pushuesit vlersojnë maksimalisht plazhin e Vainit, por sipas tyre tyre infrastruktura dhe mbeturinat mbeten probleme në këtë zone.
Aktualisht në Lezhë njihen vetëm plazhi i Shëngjinit dhe ai i Tales, ndërsa pavarësisht veçorive që ka vaini është një plazh shumë pak i njohur nga vendasit dhe të huajt.
