AMORTIZIMI I RRJETIT ELEKTRIK, PROBLEM NE ISHULL- LEZHE

Amortizimi i rrjetit elektrik është kthyer në një problem shqetësues për banoret e fshatit Ishull-Lezhë të Lezhës. Percjellesit e energjisë shkëputen sa herë të fryje pak ere dhe të ketë reshje shiu, ndërsa kabina e cila ndodhet pranë zones së banuar është terësisht e hapur duke u kthyer në një rrezik serioz për jeten e banoreve.

Këta të fundit thonë se shkëputjetet e energjisë elektrike janë të vazhdueshme, pasi në rrjet nuk është investuar prej dekadash.

Problematika më e madhe është gjatë stines së dimrit, pasi përshkak të kushteve atmosferike energjia shkëputet here pas here, duke bërë që qindra banore të qëndrojnë në erresire edhe për ore të tëra.

 

Lexoni dhe kete

MESAZHI I MYFTIUT TE SHKODRES PER MUAJIN E RAMAZANIT

Mesazhi i Myftiut të Shkodrës me rastin e Muajit Ramazan 1439 Imam Muhamed B. Sytari …