Breaking News

AMORTIZIMI I SHKOLLES 9-VJEÇARE NE BRATOSH TE MALESISE SE MADHE

Shkolla 9-vjeçare “Pal Dodaj” ne fshatin Bratosh te njesise administrative Kastrat ne bashkine Malesi te Madhe ndodhet ne gjendje teresisht te amortizuar dhe pa asnje lloj standarti per tu zhvilluar nje proçes mesimor. Shkolla eshte pa dritare edhe çatia rrezikon te shembet dita-dites duke u kthyer nje kercenim serioz per keta nxenes. Pasi tentuam te kontaktojme me drejtoreshen e ketij institucioni, Shpresa Narkaj, e cila ndodhej brenda ambjenteve te kesaj shkolle, kjo e fundit jo vetem qe nuk pranoi te prononcohej dhe te jepte nje sqarim per kete problem, por edhe i kyçi dyert e shkolles qe ajo drejton dhe drejten publike te per tu informuar Tv Rozafa. Banoret e zones shprehen se femijet e tyre bejne mesim me friken se mos shkolla shembet.

Ne kete shkolle bejne mesim mbi 60 nxenes dhe pavaresisht amortizimit shkolla nuk njeh nderhyrje prej vitesh nga Bashkia Malesi e Madhe, qe duket se e ka lene ne harrese te plote.

Lexoni dhe kete

VELIPOJA E PREFERUARA E KOSOVAREVE

Ka një ndryshim në plazhin e Velipojës nga viti i kaluar sa i përketë cilësisë …