Tuesday , 22 October 2019

AMULI: EDI RAMA KA ARRESTUAR DISA PERSONA NE SHKODER

Sa herë që opozita organizon protesta në Tiranë, mbështetësit nga Shkodra i janë bashkuar thirrjes për protestë. Ka ndodhur kështu edhe këtë të hënë teksa mbështetës të opozitës janë nisur nga Shkodra për protestën që organizohet në Tiranë. Para nisjes së protestuesve, kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, tha se Edi Rama ka nisur arrestimet në Shkodër dhe kërkoi që të heqë dorë nga një veprim i tillë.

Sipas Amulit, edhe këtë herë pjesëmarrja e protestuesve nga Shkodra është e kënaqshme.

Lexoni dhe kete

RAPORTET FINANCIARE NGA PARTITË POLITIKE

Në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e raporteve financiare nga ana e partive politike, …