AMULI: VENDI NE KOPALS EKONOMIK

Përshëndetje miq, fillimisht dëshiroj që ju dhe familjarët tuaj të jeni mirë dhe të ndiqni të gjitha këshillat e dhëna nga ekspertët e të merrni të gjitha masat për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë. Së dyti dua t’i bëj një thirrje kryeministrit dhe qeverisë së tij, duke qenë vetë pjesë e biznesit dhe duke ditur çdo problematikë të këtij sektori. Biznesi gjatë viteve të kësaj qeverie ka pësuar vetëm rënie dhe ka hasur probleme, me shumë gjasa të parikuperueshme dhe në këtë situatë “amullie” e të panjohur për ne problemet që ngrihen për pothuajse të gjitha bizneset, të mëdha e të vogla, janë pak a shumë të njëjta.

Kush do të jetë përgjegjës për pagesat e rrogave,qerave e interesave të kredive? Kush do të jetë përgjegjës për një kolaps të mundshëm ekonomik që do të pasojë këtë periudhë pauze të pothuajse çdo aktiviteti ekonomik? Jam i bindur që dëmet e shkaktuara nga kjo situatë janë të pashmangshme, por nëse merren masat e duhura dhe ndiqen strategjitë e nevojshme, pasojat e COVID-19 nuk do të jenë fatale për një ekonomi të brishtë siç është ajo e jona.

I bëj thirrje qeverisë dhe kryeministrit të marrin parasysh kërkesat e Partisë Demokratike,fillimisht për një rishikim të Buxhetit për vitin 2020,por jo vetëm. Bizneset duhet të lirohen nga barra fiskale për të paktën 3 muaj, të lirohen nga pagesat mujore (uji,dritat,taksat lokale etj.) si dhe të subvencionohen nga shteti për pagesat e punëtorëve. Të veprojmë ashtu si çdo vend tjetër europian,që përveç masave për izolimin e COVID-19,paralelisht ka marrë masa edhe për mbështetjen ekonomike të bizneseve dhe qytetarëve. Nuk ka kohë për të pritur,të veprohet sa më shpejt,në mënyrë që dëmi në të ardhmen të jetë sa më i vogël e i përballueshëm!

Lexoni dhe kete

HAXHIJA: TAMPON VETËM PËR PERSONAT ME SIMPTOMA

Teste tamponi ka mjaftueshëm në Shkodër, por nuk ka për persona që thjesht duan të …