Friday , 15 January 2021
Breaking News

ANA E MALIT, NËN PUSHTETIN E UJIT

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë ditëve të fundit në vend, nënShkodra tashmë është në rrezik.

Niveli i Bunës vijon që të rritet ndërsa fshati Obot gjendet në rrezikun e ujit.

Në fshatin Goricë të Anës së Malit të gjitha të mbjellat kanë shkuar dëm, ndërsa banorët janë lënë në mëshirë të fatit…

Fshati Obot i Anës së Malit është thuajse i izoluar, mjetët e emergjencave civile po bëjën transportimin e banorëve. Probleme me energjinë nuk ka, ndërsa banorët e fshatit Obot kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Niveli i ujit sa vjen e rritet ndërsa zonat e nënshkodrës rrezikohen nga përmbytjet.

Lexoni dhe kete

BANORËT E BLERANIT NË PROTESTË

Asnje “dum dum” nuk do kaloje per kete rruge nese do sjellin mbeturina. Ka qene …