ANALIZA VJETORE E POLICISE NE LEZHE

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka zhvilluar analizën vjetore të punës së saj duke pasqyruar treguesit sipas sektoreve.

Kjo analizë është mbajtur në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Në fjalën e mbajtur për mediat Drejtori i Policisw në Lezhë Oltion Bistri tha se ka patur rritje te numrit të ngjarjeve të regjistruara në qark dhe te zbulueshmërisë së tyre.

Në këtë analizë Prefekti i Lezhës Gjokë Jaku duke vleresuar punën e uniformave blu kërkoi që kjo strukturë duhet të rrisë profesionalizmin e saj në komunikimin me qytetarët, duke lënë të nënkuptohet se në këtë pjesë ka ende punë për tu bërë.

Analiza e Policisë Vendore të Lezhës ka vijuar më pas pa praninë e mediave, ku ka folur edhe Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano.

Ky i fundit ndërsa ka vlersuar punën e bërë u ka rikujtuar atyre se kjo strukturë duhet të jetë ballë luftës me krimin e jo vëzhgues i saj, të jetë më bashkepunues dhe komunikues me publikun e jo një uniformë që demostron frikë duke bërë të ditur se do të ketë përgjegjësi për ata që nuk kryejne detyrën sipas ligjit.

Lexoni dhe kete

MASAT E POLICISË RRUGORE TË SHKODRËS

Policia Rrugore e Shkodrës vijon me masat e shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin …