ANALIZA VJETORE E ZJARRFIKESVE TE SHKODRES

Mbrojtja nga zjarri dhe emergjencat civile në Bashkinë e Shkodrës kanë qenë pjesë e analizës vjetore të zhvilluar në zyren e Kryetarës së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Drejtori I Zjarrfikësve Shkodër Agron Dibra u shpreh se gjatë një viti ky repart është përballuar me vështirësi të mëdha pasi problem më kryesor është mungesa e personelit prej 28 personash.

Ka bariera liugjore për veprim sidomos nga reparti ushtarak I Vaut të Dejës, u shpreh kështu Komandanti I ketij reparti Nen/colonel Ali Mali. Ndërsa Pëllumb Dani shef I emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës u shpreh se gjitha barierat ligjore në raste emrgjencash duhen ezauruar dhe të veprohet me shpejtësi.

713 janë rastet e përballuara për fikje zjarresh në banesa, objekte shërbimi, automjete, kullota, sipërfaqe pyjore tj. Krahasuar me vitin 2016, janë 56.7% më shumë ndërhyrje. I gjithë volumi i punës është përballuar nga nje efektiv operues prej 28 efektivësh. Nga ana e saj kryetarja Ademi ka vënë theksin në përmirësimin e vazhdueshëm të standarteve të shërbimit për qytetarët si dhe ka garantuar një mbështetje të qëndrueshme, në rritje për MNZSH Shkodër.

Lexoni dhe kete

ORGANIZOHET DITA OLIMPIKE NE LEZHE

Eshtë organizuar në Lezhë Dita Olimpike.Ky aktivitet bëri bashkë nxënësit e të gjitha shkollave, të …