Sunday , 17 December 2017
Breaking News

ANALIZË TEK VLLAZNIA, PRITET KTHESA NDAJ FLAMURTARIT

Humbja me Laçin nuk ka kaluar pa zhurmë te Vllaznia. Para se të niste stërvitja e së martes, trajneri Ernest Gjoka ka mbledhur ekipin dhe ka zhvilluar një analizë të detajuar. Në këtë analizë kanë marrë pjesë dhe dy drejtuesit e klubit, administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka. Trajnerii ka kërkuar prej skuadrës më shumë seriozitet dhe, mbi të gjitha që grupi të jetë kompakt si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Me sa duket, mungesa e rezultateve ka sjellë jo pak debate edhe brenda lojtarëve. Ndaj Gjoka pret që grupi të jetë i bashkuar për të kaluar krizën ku janë përfshirë në këto momente. Më shumë se sa për të kërkuar llogari dhe gjetur fajtor, Gjoka është ndalur edhe në aspektin psikologjik. Ndërsa disa minuta në këtë analizë i janë rezervuar për përballjen me Flamurtarin, ku të gjithë presin “autokritikën”.

Pasi mbylli analizën, ekipi u zhvendos te stërvitja. I vetmi shqetësim për stafin teknik është Antonio Marku. Ai ka zhvilluar një stërvitje të diferencuar për shkak të një problemi në këmbë. Megjithatë, deri të premten, do të mësohet zyrtarisht nëse do të jetë apo jo në fushë ndaj vlonjatëve mbrojtësi i majtë. Marku është kësisoj i dyti futbollist me probleme sepse siç dihet, tek Vllaznia prej tre javësh mungon edhe mbrojtësi tjetër Denis Pjeshka. Ai edhe këtë ndeshje duket i pamundur për shkak të dëmtimit që ka madje nuk përjashtohet mundësia që të mungojë edhe më gjatë. Natyrisht që një mungesë e tillë ka krijuar probleme por shqetësimi është për vazhdimësinë nëse ai do të vazhdojë të mungojë. Kjo ngaqë dy prej lojtarëve të tjerë të repartit të mbrojtjes, Orelesi dhe Marku kanë nga tre kartona të verdhë dhe janë në prag të skualifikimit.

Për këtë arsye, gjërat do të vështirësohen edhe më shumë për stafin por gjithsesi pjestarët e tij nuk janë duke menduar shumë për këtë temë. E rëndësishme për ta është që Vllaznia të rikthehet tek rezultatet pozitive në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Flamuarit në Vlorë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA MUNDET EDHE NË KAMËZ

Pavarësisht deklaratave të trajnerit Gjeçaj se Vllaznia do të kishte objektiv fitoren e dy ndeshjeve …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin