ANETARET E RINJ TE KRYESISE SE PARTISE DEMOKRATIKE

Janë bërë publike rezultatet e votimit të Këshillit Kombëtar të PD për zgjedhjen e 15 anëtarëve të rinj të Kryesisë së kësaj force politike. Kështu, nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, për zgjedhjen e kryesise kanë votuar 328. Emrat e fituesve i lexoi kreu i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana. Ai sqaroi se bazuar në nenin 9 pika 5 e statutit që detyron zgjedhjen në këtë përbërje të Kryesisë me 15 anëtarë në mënyrë të detyruar 30% e këtij numri të përgjithshëm duhet të jenë gra, kemi qenë të detyruar që nga renditja e numrit të votave të marra të largohen nga kjo renditje Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi që kanë rezultuar me vota të barabarta.

Në votim morën pjesë 328 anëtarë nga 355 anëtarë që ka Këshilli Kombëtar i PD. Fletë votimi të pavlefshme ishin 18.

Lexoni dhe kete

“NJË QEVERI PËR NJERËZIT DHE JO PËR OLIGARKINË”

Partia Demokratike duket e vendosur në shpalosjen e denoncimeve dhe protestave ndaj qeverisë. Një gjë …