Breaking News

ANGJELIN NENSHATI, DESHMITAR MES DY KOHEVE

Muzeu “Marubi” ka organizuar pasditën e së premtes hapjen e ekspozitës retrospektive kushtuar fotografit të njohur Angjelin Nenshati.  Kjo ekspozitë vinte si rezultat i programit të ekspozitave “Archive Reloaded”, ku vëmendja është e orientuar në koleksionet e paekspozuara më parë për publikun. Një ekspozitë që orientohet në dy drejtime: në periudhën e diktaturës komuniste dhe në atë të tranzicionit të viteve ’90. Në të dyja këto periudha, në thelbin e fotografisë së tij, mbetet ngjarja të cilën Nenshati e ndjek me interesin dhe me syrin e reporterit të mirëfilltë dhe të vëmendshëm.

Ndërsa, drejtori i muzeut, Luçiano Bedeni, tregoi punën që është bërë për këtë ekspozitë dhe shtoi se arkiva e Marubit është e pafundme.

Ekspozita është bërë e mundur edhe falë kontributit të djemve të fotografit Angjelin Nenshati, të cilët vendosën në dispozicion të saj, imazhe nga koleksioni fotografik familjar i periudhës së pas viteve ’90.

Lexoni dhe kete

MARK GJOKA FESTON 60-VJETORIN E LINDJES DHE 40-VJETORIN E NGJITJES NE SKENE

Kantautori i njohur mjeshtri i madh Mark Gjoka ka festuar 60-vjetorin e lindjes, si dhe …