“ANIJET KRIJOJNE NDOTJE PRANE PORTIT NE SHENGJIN”

Mjetet lundruese që ankorohen në portin e Shëngjin krijojnë ndotje të ujerave të bregdetit në këtë zonë.Shqetësimi është ngritur nga Inspektoriati Mjedisor në Lezhë.Shefi i Kontrollit Mjedisor Ismail Dushkaj, thotë se është tërhequr vemendja disa herë Portit të Shëngjinit, ndërsa ka shtuar se në të shkuaren nuk kanë munguar dhe masat ndëshkimore.

Dushkaj ka kërkuar dhe sensibilizimin e subjekteve në zonat turistike që të shmangin ndotjen akustike.

Inspektoriati Mjedisor ka bërë të ditur se zonat bregdetare do të jenë në monitorim të vazhdueshem gjatë gjithë sezonit turistik, ndërsa deklarohet se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.

Lexoni dhe kete

“PER ÇDO SHKELJE TE SUBJEKTEVE, QYTETARET TI DREJTOHEN AKU-se”

Ankesat e qytetarëve ndaj subjekteve të ndryshme në drejtim të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shkodër …