Breaking News

ANKESA E BESËLIDHJES BIE POSHTË. DISIPLINA I JEP TË DREJTË “VLLAZNISË B”

Ankimimi i Besëlidhjes për marrjen e fitores në tavolinë ndaj Vllaznisë B është quajtur i padrejtë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Në mbledhjen e tij të rradhës ky komision ka marrë në shqyrtim edhe një kërkesë të tillë të klubit lezhjan i cili pretendonte se aktivizimi i Ardit Krymit dhe Erald Çinarit me Vllazninë B ka qenë në kundërshtim me rregulloren ngaqë ata ishin të pezulluar me kartona.

Por në fakt, Disiplina vërtetoi atë se drejtuesit e Vllaznisë kanë vepruar konform rregullores dhe për rrjedhojë ankesa e Besëlidhjes është konsideruar e padrejtë. Pasi është mbyllur kjo histori, në kampin shkodran vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë në Kavajë ndaj Besës. Trajneri Ervis Kraja e konsideron një takim shumë të vështirë megjithatë shprehet se ekipi i tij do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv.

Për këtë ndeshje, rikthehet në formacion mesfushori Ergi Borshi i cili nuk luajti ndaj Besëlidhjes për arsye kartonash ndërkohë që do të mungojë sërish Enes Isufi i cili është grumbulluar me kombëtaren U-19 për turneun që ajo do të zhvillojë në Itali.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI NE KRYE TE EKIPIT TE VLLAZNISE SE FEMRAVE NE VOLEJBOLL

Prej pak ditësh, Mark Kroqi i është rikthyer sërish detyrës së trajnerit, vetëm një vit …