Wednesday , 25 April 2018

ANTON QAFARENA NE FINALEN E KUPËS SË GJERMANISË

Vetëm pak muaj i janë dashur volejbollistit shkodran Anton Qafarena të shndërrohet në një nga protagonistët kryesorë të ekipit të tij gjerman Buhl. Mbrëmjen e së mërkurës, është zhvilluar ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Gjermanisë dhe përballë këtij ekipi ka qenë Hercing. Ndeshja ka qenë e fortë por ekipi i shkodranit 20 vjeçar ka shfaqur më shumë dëshirë dhe grintë në fushë duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke siguruar daljen në finalen e këtij kompeticioni të rëndësishëm ku Buhl do të ndeshet me ekipin e Berlinit. Në ndeshjen e djeshme, Qafarena mësohet të ketë qenë një nga më të mirët në fushë dhe padyshim që ka marrë vlerësime shumë pozitive nga trajneri dhe drejtuesit e tjerë të ekipit të tij. Në këtë mënyrë, ish- volejbollisti i Vllaznisë brenda një kohe shumë të shkurtër jo vetëm është ambjentuar me volejbollin gjerman por edhe po shndërrohet në protagonist.

Suksesi i djeshëm është vetëm hapi i parë i karrierës së tij të suksesshme. Të mos harrojmë se Anton Qafarena në muajin maj të këtij viti u shpall kampion me Vllazninë dhe më pas firmosi në Gjermani. Një vend ky që është në elitën botërore të volejbollit dhe për këtë arsye, dalja në finalen e Kupës padyshim që është tregues i një suksesi të madh të tij. natyrisht që ekipi aktual i Qafarenës do të synojë edhe fitoren e këtij trofeu të rëndësishëm dhe nëse arrihet kjo, padyshim që do të ishte një tjetër sukses i madh i këtij sportisti. Në Shqipëri ai spikati ende pa i mbushur 17 vjeç duke u kthyer në një lider në ekipin shkodran.

Shumë shpejt do të ishte edhe pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare të volejbollit dhe padyshim që të dhënat e këtij dymetroshi ishin për të bërë karrierë në Europë. E nisi nga Gjermania, një nga vendet me volejbollin më të zhvilluar në Europë dhe po ia del me sukses të triumfojë.

Lexoni dhe kete

ANALIZË DY ORËSHE TEK VLLAZNIA, PREMTOHET MBËSHTETJE

Dy humbjet e fundit të Vllaznisë kanë krijuar një situatë jo të këndshme rreth saj. …