Wednesday , 1 April 2020

ANULIMI I LIGJIT PËR ARSIMIN E LARTË, PIKA E PARË NË PROGRAMIN E PD

Lideri demokrat, Lulzim Basha, mesditën e së shtunës iu drejtoi pyetje të rinjve nëpërmjet Instagram-it, se “cili do të ishte vendimi që do të merrnin, nëse do të drejtonin Ministrinë e Arsimit në një ditë”. Pasi pa prej orësh propozimet dhe sugjerimt e rinisë, kreu i PD iu ka kthyer një përgjigje këtyre të fundit. Basha thotë se ndër sugjerimet e shumta, bie në sy anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është pika e parë në programin e PD.

Po ashtu ai premton se do të punojë për financimin e shkollave dhe universiteteve për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze dhe më pas me paga më të larta në punë.

Fillimisht me Facebook dhe tani me Instagram. Kreu i PD ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të komunikuar me qytetarët.

Lexoni dhe kete

ILIR META E QUAN EDI RAMËN ISH-KRYEMINISTËR

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që …