ANULLIMI I ZGJEDHJEVE ME 30 QERSHOR, META TREGON ARSYET

Ashtu siç kishte paralajmëruar, presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka dalë këtë të hënë para mediave duke dhënë arsyet e vendimit të tij për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Duke iu referuar Kushtetutës në çdo rresht, Kreu i Shtetit ka sqaruar para mediave se përse erdhi në këtë vendim.

Meta ftoi të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Ndër të tjera, Meta solli disa shembuj kur janë shtyrë zgjedhjet për shkak të mungesës së opozitës dhe tha se kriza dhe tejzgjatja e saj do ta dëmtonte edhe më shumë interesin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Lexoni dhe kete

BASHKIA LEZHE ZBATON DEKRETIN E PRESIDENTIT

Shkresa dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambjenteve ku janë vendosur KZAZ dhe …