Saturday , 7 December 2019

APELI I FUNDIT PËR NDËRTUESIT NGA RAMA

Kryeministri, Edi Rama, përsëriti edhe njëherë apelin për ndërtuesit e pallateve, apartamentet e të cilave kanë pësuar dëme të lehta jo strukturore që të paraqiten për të bërë deklarimin dhe të marrin përsipër të gjithë riparimin dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar njerëzve. Shefi i qeverisë insistoi që këtë procedurë ta kryejnë sa më shpejt, pasi çdo ditë që kalon i afron ata më afër burgut.

Paralajmërimin Rama e bëri në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e kësaj të hënë.

Një ditë më herët, Rama paralajmëroi se njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë gjithë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …