“APELI” I MEHMETIT: FUTBOLLISTËT TË MOS LARGOHEN NGA VLLAZNIA

Rënia e Vllaznisë nga Superliga e ka dëshpëruar së tepërmi gazetarin e vjetër sportiv Namik Mehmeti. Prej vitesh ai jeton në Itali megjithatë është i lidhur shumë me Shkodrën. 77 vjeçari ka qenë ditët e fundit në qytetin e tij të lindjes dhe në një prononcim për televizionin Rozafa, ka shprehur keqardhjen për situatën e fundit të krijuar tek skuadra e Vllaznisë.

Në prononcimin e tij Mehmeti ka edhe një apel për futbollistët aktualë të Vllaznisë.

Namik Mehmeti mban mend edhe dy rëniet e tjera të Vllaznisë nga Superliga në vitet 1956 dhe 1961 megjithatë kjo e fundit e ka mërzitur së tepërmi. Ashtu si shumë shkodranë të tjerë. Dhe natyrisht që pret rikthimin sa më parë të saj në mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar.

Lexoni dhe kete

ILIR KEPAJ: PRIVILEGJ I MADH QË KAM LUAJTUR ME VLLAZNINË

Pas plot 27 vitesh, ish- futbollisti i Vllaznisë Ilir Kepaj rikthehet të flasë për skuadrën …