Friday , 30 October 2020

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR VENDOSJEN E MASKËS

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e ekspertit të shëndetit publik, doktor Alban Ylli, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, tani që edhe rastet me Covid janë shtuar.

Doktor Ylli thekson se tashmë maska është mjeti mbrojtës më efikas me kosto më të ulët për t’u mbrojtur nga virusi dhe tregon 3 arsyet përse ndryshoi mendimi për dobinë e maskave.

Edhe shefja e shërbimit infektiv, Najada Çomo, tregon pse duhet mbajtur maska edhe në ambientet e jashtme. Sipas saj, më mirë të mbash një maskë jashtë, sesa një maskë oksigjeni me ditë dhe javë.

Numri i infektimeve me virusin është shtuar ndjeshëm në ditët e fundit në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …