Friday , 30 October 2020

ARBEN HASANAJ APEL TË BIRIT TË DORËZOHET

Arben Hasanaj, babai i Ilirjan Hasanaj autorit që dyshohet se i ka bërë atentat shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, ka deklaruar se do të jetë polic në kapjen e djalit të tij duke bashkëpunuar me drejtësinë.

Më herët Arben Hasanaj përmes rrjetit social Facebook i ka bërë thirrje djalit të dorëzohet por edhe cdokujt që ka informacione për të që të ndihmojë drejtësinë.

Arben Hasanaj ka deklaruar se me familjen e shefit të policisë bashkiake nuk kanë pasur kurrë konflikte, madje shtoi se gëzon një respekt të madh për to. Ndërsa edhe përmes mediave i ka bërë thirrje të dorëzohet…

Ai është shprehur se djali duhet të mbaj përgjegjësi për gjitha veprimet që ka kryer, ndërsa nuk ka dijeni fare në lidhje me ngjarje, apo motivet.

Ai shprehet se me familjen e dëmtuar kanë marredhënie të mira miqësore, ndërsa i i ka uruar shërim sa më të shpejte.

Lexoni dhe kete

SHKODRA NË ‘DAREN’ E KRIMEVE TË PA ZBULUARA

Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda …