Wednesday , 29 September 2021

ARBERESHE TE ZARES NE KROACI, VIZITE NE BASHKINE SHKODER

Bashkia e Shkodrës është vizituar këtë të merkure nga një grup nga Kroacia, pjesa më e madhe e të cilëve arbëreshë të Zarës. Ata janë pritur në sallën e Këshillit Bashkiak, nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Bashkësia e Arbëreshëve të Zarës në Kroaci është krijuar para rreth 300 viteve me shqiptarë të shpërngulur nga vise të ndryshme të Shqipërisë. E veçanta e grupit që vizitoi Bashkinë është se të parët e tyre, i kanë rrënjët pikërisht në rajonin e Shkodrës. Në përbërje të grupit ishin mësues dhe drejtues të shkollave dhe përfaqësues të Bashkisë së Zarës.

 Ky komunitet dallohet për ndjenjat e forta kombëtare dhe kultivimin brez pas brezi të kulturës dhe gjuhës shqiptare. Kjo vizitë mund të konsiderohet si starti i një bashkëpunimi të mundshëm në mes Bashkisë së Shkodrës dhe asaj arbëreshe të Zarës në Kroaci, mbështetur mbi lidhjet e gjakut që i kanë rezistuar shekujve.

Lexoni dhe kete

NIS PROÇESI MESIMOR NE 41 SHKOLLAT E LEZHES

8637 nxënës nisen këtë të hënë vitin e ri shkollor në Lezhë, nga të cilët …