ARBITRA NGA MALTA PËR NDESHJEN VLLAZNIA- SKËNDERBEU

Takimi Vllaznia- Skënderbeu i vlefshëm për javën e nëntë të Superligës, nuk do të gjykohet nga arbitra shqiptarë. Për të vënë drejtësi në këtë takim janë përzgjedhur katër arbitra nga Malta me kryesor Mario Apap. Ky është njoftimi që ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit. Një gjë e tillë është vendosur në bazë të marrëveshjes që ajo ka me Federatën malteze për shkëmbimin e arbitrave dhe për këtë arsye, këtë javë është rënë dakord që një treshe nga ishulli i vogël të vijë në Shqipëri për të arbitruar një ndeshje dhe Federata jonë ka përzgjedhur takimin Vllaznia- Skënderbeu për këtë gjë. Kuptohet që një gjë e tillë mund të konsiderohet njëfarë favori për shkodranët sepse të paktën nuk do kenë dyshimet për arbitrim të njëanshëm.

Trajneri Gjoka e ka përgatitur skuadrën për të bërë më të mirën në këtë ndeshje. I vetmi futbollist që do të mungojë është mesfushori Florind Bardulla që ka problem me një dëmtim në tendinë dhe është lënë pushim. Sakaq, risia e formacionit të kuqebluve në këtë ndeshje mund të jetë aktivizimi i mesfushorit Erjon Vucaj.

Lojtari konsiderohet një element me shumë vlerë por gjendja fizike e ka lënë atë jashtë formacionit prej disa ndeshjesh. Gjithsesi nesër në Korçë mendohet të jetë në fushë për të dhënë më të mirën për skuadrën e tij. Ka edhe një dilemë se kush do të jetë në portë, Selimaj apo Sherri megjithatë për stafin teknik e rëndësishme është që ai i cili do të luajë të bëjë më të mirën për skuadrën.

Lexoni dhe kete

ZYRTARE: ERNEST GJOKA JEP DOREHEQJEN. NJIHUNI ME TRAJNERIN E RI TE VLLAZNISE

KOMUNIKATË PËR MEDIAT: KF Vllaznia bën të ditur se trajneri Ernest Gjoka pasditen e sotme …