Tuesday , 17 October 2017

ARDHJA E ORELESIT SJELL OPTIMIZËM TEK VLLAZNIA

Ardhja e Nuredin Orelesit ka bërë që Vllaznia tashmë të nisë të marrë formën e duhur, pikërisht kur kambetur edhe më pak se një muaj nga fillimi I kampionatit. Ndryshe nga sa mund të jetë interpretuar në opinionin sportiv, në kampin shkodran bëjnë të ditur se nigeriani nuk është marrë si përforcim për mesfushën, pozicion ku ka luajtur tek Skënderbeu, por për atë të qendërmbrojtësit. Trajneri Cungu është informuar nga kolegë të tij në lidhje me këtë fakt dhe ata ia kanë konfirmuar faktin se Orelesi e bën shumë mirë rolin e qendërmbrojtësit, për të cilin Vllaznia ka patur shumë nevojë. Kësisoj, tashmë kuqeblutë kanë filluar të ndihen më të plotësuar në organikë.

Dëshirat e stafit teknik gradualisht po plotësohen dhe ka mbetur edhe një goditje e rëndësishme në sulm. Për këtë gjë, po bisedohet me disa futbollistë që luajnë në këtë repart ndërkohë që një opsion është edhe ganezi I cili është në provë aktualisht tek kuqeblutë, Çarls Atsina. Ai u paraqit mjaft mirë në miqësoren ndaj Kastriotit, ku dhe shënoi një gol por ende nuk është e qartë nëse do të firmosë apo jo. Ndërkohë, ditën e shtunë drejtuesit e Vllaznisë kishin planifikuar zhvillimin e një ndeshje miqësore dhe ideja ka qenë për të luajtur ndaj Besëlidhjes por deri në mesditën e sotme një gjë e tillë nuk është konfirmuar plotësisht. Kjo do të thotë se ende nuk është zyrtare nëse do të ketë apo jo miqësore këtë fundjavë.

Javën e ardhshme ndërkohë pritet që ekipi të udhëtojë drejt Malit të Zi për zhvillimin e pjesës më intensive të fazës përgatitore dhe padyshim që gjatë qëndrimit atje do të zhvillohen edhe të tjera miqësore që do ta ndihmojnë stafin teknik për harmonizimin sa më të mirë të skuadrës.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL: JAVA E PARË, DY HUMBJE PËR EKIPET E VLLAZNISE

Java e parë e kampionateve të basketbollit ka rezultuar jo e suksesshme për ekipet e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin