Pas dy golave në ndeshjet e kupës me Pogradecin, Ardit Hoxhaj gjen golin edhe në kampionat.
Në sfidën ndaj Kastriotit ai ka qenë protagonisti kryesor me shënimin e dy golave. Vetë ai në një prononcim për mediat pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me këtë gjë dhe ka premtuar se skuadra do të vijë gjithnjë në rritje, ndërkohë që në aspektin personal është shprehur se do të japë gjithnjë më të mirën e tij për skuadrën..
Hoxhaj ka qenë golashënuesi më i mirë i Vllaznisë së sezonit të kaluar dhe pritet që edhe në këtë sezon të jetë protagonist me lojën dhe golat e tij për ta ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave të saj.