Wednesday , 11 July 2018

ARDIT KRYMI “NË SHËNJESTËR” TË TIRANËS DHE PARTIZANIT

Pas Arlind Kalajës që ka firmosur për Kukësin dhe Erald Çinarit që ka shkuar në Spanjë dhe do të luajë i huazuar në Kroaci, një tjetër lojtar i ri i talentuar mund të largohet nga Vllaznia. Bëhet fjalë për mesfushorin Ardit Krymi. Për këtë futbollist janë të interesuar të dy klubet e kryeqytetit, si Tirana ashtu edhe Partizani. Ky i fundit në fakt ka dy sezone që tenton ta marrë atë por e ka patur të pamundur. Tashmë me rënien e kuqebluve nga Superliga po tenton edhe njëherë, aq më tepër që nga Vllaznia janë larguar së fundi edhe dy lojtarë të tjerë të rinj dhe kjo tregon se drejtuesit e klubit nuk kanë dëshirë t’i pengojnë ata të largohen.

Nga sa bëhet e ditur, ditët e fundit ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm i të kuqve Olsi Rama, ai që ka biseduar vetë me lojtarin për ta bindur që të jetë pjesë e Partizanit. Edhe nga Tirana ka patur kontakte dhe ofertë direkte megjithatë vetë Krymi ende nuk është shprehur në lidhje me këtë gjë. Ai është nën kontratë me ekipin shkodran edhe për një sezon tjetër dhe nga sa kuptohet nuk do të lejohet të largohet. Drejtuesit e klubit mendojnë që ta ndërtojnë skuadrën e sezonit të ri duke nisur prej tij, madje burime pranë tyre bëjnë të ditur se mesfushori në fjalë është projektuar të jetë edhe kapiteni i ardhshëm i Vllaznisë. Gjithsesi, kjo çështje do të marrë përgjigje shumë shpejt ashtu si dhe shumë gjëra të tjera në kampin shkodran.

Me emërimin e drejtuesve të rinj, do të bëhet publike edhe lista e lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shumë prej tyre janë ende në ajër sepse kanë pasiguri për të ardhmen ndërkohë që të tjerë kanë filluar të mendojnë për t’u sistemuar diku tjetër. Të njëjtën gjë po tenton të bëjë edhe shqiptaro- maqedonasi Sedat Berisha që kërkon prishjen e kontratës madje ka nisur edhe procedurat në FIFA për të kërkuar dëmshpërblim për rrogat e pamarra tek Vllaznia. Megjithatë, këto janë çështje që do të zgjidhen në vijim. E rëndësishme është që skuadra shkodrane të nisë sa më shpejt stërvitjen.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, BRENDA JAVËS EMËROHEN DREJTUESIT E RINJ

Tek Vllaznia brenda pak ditësh pritet të ketë zhvillime të reja sa i takon emërimit …