Saturday , 16 November 2019

“ARENA KOMBËTARE” INAGUROHET ME VLLAZNIA – APOLONIA

Do të nisë këtë të shtunë kampionati I 11-të kombëtar I futbollit të femrave në vendin tonë dhe sipas Federatës, pjesmarrës në të do të jenë 10 skuadra. Në mes tyre padyshim që nuk mund të mungojnë ato të Shkodrës, pikërisht Vllaznia, Juban Danja dhe ai I Akademisë Ajaks. Ndërkohë ditën e djeshme është hedhur edhe shorti I kampionatit dhe në javën e parë Vllaznia do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u ndeshur me Teutën, Juban Danja do të luajë në Kamëz ndaj Kinostudios dhe ai I Akademisë Ajaks do të luajë në transfertë me Maliqin.

Sa I takon kampionatit, Vllaznia pritet të jetë sërish pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion, titull ky që do të ishte I shtati rradhazi për të. Megjithatë, edhe ekipe të tjera si Apolonia, Kinostudio apo dhe Juban Danja, pritet ta rivalizojnë në sezonin e ri. Ndërkohë kur flasim për futbollin e femrave, një lajm I shkëlqyer vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ajo ka vendosur që stadiumin e ri “Arena kombëtare” ta inagurojë me një ndeshje të kampionatit të femrave. Pikërisht me një ndeshje të ekipit më të mirë të Shqipërisë, Vllaznisë së Shkodrës, ndaj rivalit të saj kryesor- Apolonisë. Kjo do të ndodhë më 3 nëntor dhe padyshim që ky është një vlerësim që institucioni I futbollit shqiptar I bën futbollit të femrave.

Lexoni dhe kete

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të …