Sunday , 17 December 2017
Breaking News

ARMANDO CUNGU RIKTHIM NË PANKINËN E KUKËSIT?

Armando Cungu mund të rikthehet sërish të drejtojë një skuadër në Superligën shqiptare, vetëm dy muaj pas dorëheqjes së dhënë nga drejtimi i Vllaznisë. Trajneri shkodran përflitet të jetë shumë pranë rikthimit në krye të një tjetër skuadre që e ka drejtuar edhe më parë. Bëhet fjalë për skuadrën e Kukësit e cila aktualisht nuk po kalon një moment të mirë. Presidenti Safet Gjici natyrisht që është i zhgënjyer me pozitat e kësaj skuadre në renditje teksa ndodhet shumë pikë larg Skënderbeut të vendit të parë dhe shanset për të mbrojtur titullin kampion janë shumë të pakëta.

Por jo vetëm kaq. Frika e tij është që skuadra të mos shkojë edhe më poshtë dhe të dalë jashtë të gjitha objektivave. Gjici sheh çdo ditë e më shumë se trajneri aktual i Kukësit, serbi Milinkoviç nuk e ka situatën nën kontroll dhe për këtë arsye, ka ndër mend që të ndryshojë diçka. Për këtë arsye, gjasat janë që në fund të dhjetorit të ketë ndryshime në pankinë. Gjatë ditës së sotme nëpër media ka qarkulluar lajmi se kandidatura më e fortë për të zënë vendin e trajnerit aktual është ajo e Armando Cungut.

Ky i fundit ka lënë përshtypje shumë të mira në sezonin e parë që Kukësi u ngjit në Superligë duke e renditur në vendin e dytë në kampionat dhe duke shkuar deri në turin e katërt të Ligës së Europës. Edhe tifozët e kësaj skuadre e duan shumë 44 vjeçarin shkodran dhe mendojnë se do të ishte zgjidhja e duhur. Megjithatë për të parë nëse do të realizohet kjo lëvizje, duhet pritur deri në ditët e fundit të dhjetorit. Përpos këtij fakti, duhet parë edhe nëse Cungu ka dëshirë të rikthehet në Kukës apo jo. E rëndësishme është se pavarësisht largimit nga Vllaznia, ai vazhdon të mbetet ndër trajnerët më të preferuar të kampionatit shqiptar.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA MUNDET EDHE NË KAMËZ

Pavarësisht deklaratave të trajnerit Gjeçaj se Vllaznia do të kishte objektiv fitoren e dy ndeshjeve …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin