ARMANDO DUKA RIZGJEDHET SËRISH PRESIDENT I FSHF-së

Armando Duka është rizgjedhur për herë të pestë në postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.Ky ka qenë verdikti I votimeve të bëra paraditen e së mërkurës në Asamblenë Zgjedhore që u zhvillua në qytetin e Durrësit. Në fakt, për të zgjedhur presidentin e ri, u desh të bëheshin dy raunde votimesh ngaqë në të parin Duka nuk mori 2/3 e votave që duheshin. Për këtë arsye, është bërë edhe raundi I dytë, pas të cilit ai mori 38 vota ndërsa rivali I tij Bashkim Fino 24 vota. 3 të tjera ndërkohë janë konsideruar të pavlefshme por ato nuk kanë qenë të nevojshme për të zgjedhur në postin e presidentit edhe për katër vitet e ardhshme, presidentin aktual të Federatës, Armando Duka. Ky I fundit në prononcimin e tij të parë pas rizgjedhjes në këtë post, ka premtuar se përkushtimi I tij për futbollin shqiptar do të jetë edhe më I madh në të ardhmen.

Pas zgjedhjes së presidentit, Asambleja ka vijuar punimet e saj me votimet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Bashkim Fino ndërkohë ka deklaruar se nuk do t’I njohë këto zgjedhje dhe do t’I çojë ata në Gjykatë por nga ana tjetër, zëvendëspresidenti I UEFA-s I pranishëm në këto zgjedhje, ka deklaruar se votimi ka qenë I rregullt.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” TË SHTUNËN NË BURREL. I MJAFTON BARAZIMI

Pas fitores ndaj Tërbunit javën që shkoi, “Vllaznia B” ka hedhur hapin e parë drejt …